"Testo-gjurmo-trajto"/ Eksperti-Ramës: Maska s'pati asnjë efekt gjatë Gripit Spanjoll, ndaj vdiqën 50 milionë njerëz

Pas postimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama, i cili ilustronte vendimin e qeverisë së tij për të bërë të detyrueshme maskën edhe në ambjente të hapura me Gripin Spanjoll të para 100 viteve, vjen reagimi i rradhës nga eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho.

Përmes një postimi në Facebook, Dasho i kërkon kryeministrit të lerë propagandën dhe demagogjinë por të veprojë mbi baza inteligjente dhe bazuar mbi trinonim testo-gjurmo-trajto.

Erion Dasho: "Ajshtajni ka thënë se "Mungesë zgjuarësie është të përsëritësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme".

Kushdo që do të shihte këtë fotografi të kohës së gripit spanjoll do të konkludonte se maska nuk pati ndonjë efekt në parandalimin e epidemisë së vitit 1918, përndryshe nuk do të kishin vdekur 50 milionë njerëz.

Dhe më e rëndësishmja: Në vitin 2020, qeveria shqiptare nuk gjen dot një masë më inteligjente për të kontrolluar COVID-19 se sa masat që u përdorën 100 e kusur vite më parë??!!

Koha për veprim të bazuar mbi masa inteligjente dhe të drejtuar strategjikisht nga trinomi testo-gjurmo-trajto!!! Boll me propagandë dhe demagogji!".

Postimi i Ramës:

/a.r, Ora News

Vendi Edi Rama Lajme maska Covid-19 Politikë erion dasho Aktualitet

EMISIONET