Testi i shpejtë, Alimehmeti: Shmangin vonesat. Kufizimi i orarit është masë mesatare

Testi i shpejtë, Alimehmeti: Shmangin vonesat. Kufizimi i orarit

Testimi i shpejtë i popullsisë për Covid-19 është një ndër temat që ka ngjallur më shumë kureshtje ditët e fundit për efektivitetin që do të ketë.

Një proces të tillë e ka qartësuar edhe mjeku Ilir Alimehmeti, i cili në një intervitë për Ora News ka thënë se kjo metodë do të reduktojë kohën e humbur.

Alimehmeti ka shtuar se testet e shpejta kanë të bëjnë më shumë me metodën “Testim,-Gjurmim-Izolim”, teksa kufizimin orar e ka kategorizuar si një masë minimale që prek vetëm një grup të popullsisë.

Alimehmeti: Është gjë e mirë, sepse nxjerrin shumë shpejt rezultatin dhe mundësojnë skrimimin, depistimi në territor në një kohë të favorshme, duhe humbur vonesat që kemi në kohë.

-Është i rëndësishëm edhe mekanizmi që duhet ndjekur për ta mirëmenaxhuar gjithë situatën me pandeminë.

Testi ka të bëjë më shumë me pjesën e gjurmimit dhe izolimit. Ka të bëjë shumë më pak përsa i përket vendosjes së diagnozës dhe trajtimit të saj. Sepse testi mund të dalë negativ dhe pacienti mund të mos ndihet mirë. Testi ka të bëjë kryesisht me masat e shëndetit publik, testimin, gjurmimin dhe izolimin.

-Çdo ditë ka një masë të shtuar për të mos lejuar një infektim masiv të popullsisë. Tashmë kemi një fashë orare lëvizje. A do të jetë efektive kjo masë?

Kjo nuk është masë minimale, është e nivelit të mesëm. Efektiviteti i saj do të jetë relativisht i kufizuar, sepse duke njohur dinamikat e popullatës shqiptare, shumica dërrmuese pas orës 10 të darkës është e fjetur, nuk është aq e organizuar. Normalisht që ka disa grupime të rinjsh në disa zona të caktuara që janë aktivë në atë orar. Për këtë grupim kjo masë vlen, për pjesën tjetër preken në mënyrë më tangentciale.

Ajo masë është caktuar për 3 javë dhe ju keni parë që me këtë pandemi efektet e masave vërehen 2-4 javë më pas. Do të shikojmë se sa do të jetë efekti.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Tea Islamaj.

Vendi Lajme izolim testim Aktualitet ilir alimehmeti testet e shpejta gjurmim

EMISIONET