Në Tiranë nga dita e nesërme do të fillojë aplikimi i testeve të shpejta për Covid 19, të cilat pas pas datës 20 dhjetor do të përhapen në gjithë vendin, sipas deklaratave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Mjeku Erion Dasho, në një intervistë për RTV Ora në lidhje me këtë çështje u shpreh këto teste do e ndryshojnë situatën por rezultatin do e japin pas 3 ose 4 javësh nëse do të aplikohen siç duhet. Ai akuzoi ministrinë se është treguar e paaftë për ngritjen e një sistemit logjistik.

RTV Ora: Nisja e testeve nuk do ta ndryshojë situatën me pandeminë?

Erion Dasho, për RTV Ora: Pa dyshim që do ta ndryshojë por këto ndryshime do të fillojnë të materializohen 3 ose 4 javë pas  fillimit të aplikimit të testit, gjithmonë nëse testet do të aplikohen siç duhet. Unë kam një dyshim shumë të madh sepse testi vetë nuk ka këmbë të shkojë te pacienti. Testi kërkon sistem logjistik dhe deri tani Ministria e Shëndetësisë është treguar totalisht e paaftë të ngrejë një sistem të tillë. Ministria nuk arin të çojë as maskën te mjeku i familjes jo më testin.  Këto teste do të vijnë në Shqipëri por do të arrijnë me shumë vonesë te mjeku i familjes dhe madje kur të arrijnë te mjeku i familjes, rezultatin do e japin pas 3 ose 4 javësh.

Ai tha se testet duhet të kishin ardhur në Shqipëri 3-4 muaj para.

Erion Dasho, për RTV Ora: Në këtë periudhë në radhë të parë ne duhet të kishim filluar testimin atëherë kur u rekomandua nga ne specialistët, jo testimi vjen në kohën kur epidemia ka marrë këto përmasa dhe është gjeneralizuar. Këto teste duhet të kishin filluar para 2-3 muajsh, pra epidemia nuk të fal  që ti të mendohesh 2 ose 3 muaj që të bësh një blerje.  

Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatiti për online E.P