Në banesën e të moshuarit Lefter Zhidro që u ekzekutua pasditen e sotme u gjetën 6 kallëpe tritoli dhe kapsolla.

Pas 5 orë rezidencë, forcat RENEA kanë mundur që të neutralizojnë 71-vjeçarin e armatosur me kallashnikov.

Në momentin e ndërhyrjes RENEA përdori gaz lotsjellës, ndërkohë që Zhirdo u përgjigj me breshëri.

Në këtë moment rezistence 71-vjeçari është ekzekutuar me armë.

Policia ka lejuar kalimin e personave në zonë dhe banorët janë lejuar që të futen në pallat.

Po ashtu, specialistët janë duke kontrolluar zonën dhe banesën e Lefter Zhirdos.