Terrori psikologjik ndaj gazetarëve, video tjetër e forcave RENEA në RTV Ora e Ora News

Gazetarët apo të ftuar që mesditën e djeshme kanë hyrë në ambientet e RTV Ora dhe Ora News u tronditë nga pamja që ofrohej.

Efektivë të mbuluar gjer në dhëmbë dhe automatikë në dorë që prisnin në oborr a thua se në atë ambientet e televizionit mund të kishte ndodhur një skenë krimi e dyfishtë apo dhe një terrorist shumë i rrezikshëm ishte fshehur në këto ambiente.

Makina e policisë ishin vendosur në oborr.

Forcat e RENEA –s u keqpërdorën, pasi ndërsa duhej të ishin në aksion për të arrestuar grupe kriminale, u vendosën për më shumë se 3 orë në ambientet e RTV Ora dhe ORA News.

Policët në oborrin e RTV Ora, përcjellin vetëm një porosi: Shqipëria është e rrethuar dhe e zaptuar nga burrështetas hajdut, të cilët nuk e luftojnë krimin por duan ta heshtin të vërtetën kriminale për vetveten!" shkruante Kim Mehmeti.

Çfarë ndodhi dje

 

Forcat Speciale ne ambientet e RTV Ora dhe Ora News, 3 gusht 2020

 

EMISIONET