Terminali i kontenierëve në portin e Durrësit jepet me koncesion

Terminali i kontenierëve në portin e Durrësit jepet me koncesion

Një nga nyjet më të rëndësishme të shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë do t’i kalojë për menaxhim privatit për 5 vite.

Terminali i kontinierëve në Portin e Durrësit i ka kaluar HILI COMPANY LIMITED (LTD), një kompani me seli në Maltë për 3.1 miliardë lekë.

Pjesëmarrëse rezulton të kenë qenë dy operatorë ekonomikë, por njëri prej tyre është skualifikuar pasi në fazën e dytë ka tërhequr ofertën.

Sipas dokumenteve standarte të tenderit fituesi i kësaj kontrate do të kryejë procedurat e kontejnerëve në portin e Durrësit ku do të realizohet menaxhimi, operimi, mirëmbajtja, përmirësimin teknik dhe adaptimin për të përmbushur kërkesat aktuale dhe të ardhshme të trafikut në këtë port.

Në dokumente nuk përmendet investimi që do të kryejë privati, pasi të gjitha këto shërbime kryheshin edhe më parë në këtë Port.

Mësohet se burimi i financimit për këtë shërbim është i parashikuar nga të ardhurat, që sigurohen nga tarifat portuale për shërbimet me kontejnerët, në këtë mënyrë financimi dhe likujdimi ndër vite është i garantuar.

Më herët ky shërbim ofrohej nga kompania “Kurum” me të cilën Autoriteti Portual Durrës prishi kontratën.

Palët u përballën në gjykatë dhe pas humbjes së betejës ligjore në Shqipëri, çështja ka përfunduar në dyert e gjykatave ndërkombëtare ku kërkohet dëmshpërblimi prej 100 milionë eurosh.

Ekonomi Lajme porti i durresit koncesion terminali

EMISIONET