Tërmeti shkund Stambollin, ja çfarë thotë Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive

Tërmeti shkund Stambollin, ja çfarë thotë Autoriteti i

Një tërmet me forcë 4,2 ballë i shkallës rihter ka tronditur Stambollin dhe zonat përreth mbrëmjen e sotme.

Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD), transmeton Anadolu Agency.

Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Marmara në ora 16:38 sipas kohës lokale dhe ishte pranë qarkut bregdetar Marmaraereğlisi në provincën veriperëndimore Tekirdag, që kufizohet me Stambollin.

Epiqendra e tij ishte 6,83 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Zyra e Guvernatorit të Stambollit tha se nuk është raportuar asnjë viktimë deri më tani.

“Nuk është raportuar asnjë zhvillim negativ për shkak të tërmetit”, thuhet në njoftimin e zyës së Guvernatorit.

Në 1999, një tërmet me fuqi 7,4 ballë goditi provincën industriale të Kocaeli në lindje të Stambollit, duke shkaktuar vdekjen e mbi 18 mijë personave.

Ndërsa muajt e fundit, specialistë të shumtë shprehen se në një të ardhme të afërt Stambolli rrezikohet sërish nga një tjetër tërmet i fuqishëm.


Bota Lajme termet turqi stamboll afad

EMISIONET