Tërmeti në një vizatim, miniankand me punimet e fëmijëve se si e përjetuan 26 nëntorin

Fëmijët e përjetuan në mënyra të ndryshme tërmetin e një viti më parë që shkatërroi dhjetra pallate e shtëpi. Disa prej tyre i hodhën mendimet në vizatim e të gjitha këto punime të mbledhura përgjatë një viti ishin pjesë e një ankandi. 

Gati një vit pas tërmetit të nentorit, janë ende të gjalla përjetimet për natën kur Shqipëria u lëkund nga tërmeti shkatërrues i datës 26 nëntor.

Më keq e kanë përjetuar fëmijët, të cilët pak ditë pas tërmetit hodhën në letër në mënyrën e tyre se si e konceptojnë termetin dhe frikën prej tij.

Në harkun kohor të një viti, CRCA ka mbledhur disa nga keto punime, si vizatime apo letra për babagjyshin.

Disa prej punimeve dolën në ankand, për të cilat ambasadorët e vendeve të ndryshme në Shqipëri dhanë ofertat e tyre.

Tashmë lëkundjet e forta që tronditën vendin kujtohen si përrallë, të cilën e krijoi Arbi.

Ndërsa Ergi, vizatimi i të cilit u bë viral, tregon se hodhi në letër pallatin e tij të shkatërruar nga tërmeti.

Vizatimet e fëmijëve kryesisht kishin në qendër shtëpinë dhe natyrën. Përmes vizatimit, të vegjlit kanë treguar se si e konceptojnë frikën.

26 nëntori sipas mesazhit që japin punimet e fëmijëve tregoi dëmin që njeriu po i bën natyrës.

Kultura Lajme Ekspozita termeti i 26 nentorit ekspozite

EMISIONET