Tërmeti në Kroaci, Rama: Shqipëria do të japë ndihmën e saj modeste

Kryeministri Edi Rama reagon në Twitter lidhur me tërmetin e fuqishëm që tronditi sot Kroacinë.

Lexo edhe:

Tërmeti në Kroaci, viktima e parë një 12 vjeçare

Sipas shefit të qeverisë, Shqipëria i ndodhet pranë me zemër Kroacisë, ndërsa paralajmëron një ndihmë modeste nga ana e qeverisë shqiptare.

“U kam përcjellë sot shprehjen e solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç&Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja! Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmeti i forte”, shkruan Rama.

Lexo edhe:

Tërmeti në Kroaci, viktima e parë një 12 vjeçare

Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter ka lënë pas deri tani të paktën 5 viktima.

/a.r,OraNews

Vendi Edi Rama Lajme Twitter Politikë Lajmi i fundit termet kroaci Aktualitet

EMISIONET