Tërmeti i një viti më parë i mori 7 anëtarë, familja Cara kryen homazhe në Thumanë

Një nga familjet më të prekura nga tërmeti i një viti më parë është ajo Cara në Thumanë, e cila më 26 nëntor 2019 do të humbiste 7 anëtarë të saj.

Sot kur mbushen një vit nga ngjarja tragjike, familjarët kanë kryer homazhe pranë varrezave.

Familjes Cara tërmeti i mori 7 jetë, ku disa prej tyre ishin në lule të rinisë.

Nga kjo familje humbën jetën Almiri 26-vjeçar, Erisa 25-vjeçare, Hasani 18-vjeçar, Fatmira 53-vjeçare, Sadajana 21-vjeçare dhe Anthi 72 vjeç.

Po ashtu humbi jetën edhe Stela Zvergeci, e fejuara e Almirit, e cila është varrosur në Korçë.

Lexo dhe:

“U prehshin në paqe!” Kuvendi një minutë heshtje për viktimat e tërmetit

Vendi Lajme Lajmi i fundit Sociale termeti Aktualitet thumane homazhe familja cara

EMISIONET