Një tërmet i fuqishëm që ka goditur Greqinë ka shkaktuar lëkundje edhe në disa qytete të Shqipërisë, përfshirë edhe në Tiranë.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në faqen zyrtare të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Shqipërisë (IGJEUM), tërmeti me epiqendër në Larisa të Greqisë, është regjistruar edhe në qytetin e Bilishtit në Shqipëri.

Lexo edhe: Nuk gjen qetësi toka në Greqi, regjistrohet një tjetër tërmet i fortë

Sipas IGJEUM-it, tërmeti në Greqi me magnitudë 5.8 ballë është regjistruar në thellësi prej 10 kilometrash.

Deri më tani institucionet në Shqipëri nuk kanë raportuar për dëme në njerëz apo dëme materiale nga lëkundjet e tërmetit.

Lexo edhe: Tërmetet e fuqishme në Greqi/ Çfarë paralajmëron sizmiologu turk