Vijon aksioni për shembjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës. Në lagjen 18 në Durrës janë shembur 3 objekte, ndërsa shembja edhe për 5 të tjera.

Inspektorait i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Durrës kanë nisur shembjen e disa pallateve në lagjen nr.18.

Objektet 5 katëshe, të cilët ishin dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, janë prishur me mjete të rënda, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit në Tiranë.

Kryeinspektori i IMT-së vendore, Ardian Halili tha së në këtë lagje janë gjithsej 3 objekte për t’u shembur, nga 8 që janë vendosur nga Këshilli Bashkiak Durrës.

Halili: Ne sot kemi filluar me aksionin e shembjes së objekteve të dëmtuara nga tërmeti sipas aktit të ekspertimit që na ka ardhur nga Instituti i Ndërtimit. Pas kësaj është marrë dhe vendimi nga Këshilli Bashkiak.

Halili tha aksioni i shembjes do të vijojë edhe në tre zona të tjera.

Halili: Do të vijojë aksioni në Kullë, Hamallaj dhe në Sukth.

Deri më tani janë shembur 9 pallate, në Manzë të klasifikuara me rrezikshmëri për jetën për shkak të dëmeve të pësuara nga lëkundja sizmike.

Godinat e shembura janë pallate, të cilat me vendim të Këshillit Bashkiak Durrës do të rindërtohen po në truallin ekzistues.