"Tërmetet binjake", pse lëkundjet e fundit në Greqi kanë shqetësuar shkencëtarët

"Tërmetet binjake", pse lëkundjet e fundit në Greqi

Rajoni i Larisas në Greqi është goditur nga dy tërmete të tre tërmete të fuqishme brenda dy ditësh, ndërsa shkencëtarët janë të shqetësuar për këtë fenomen.

Ataa shprehen të shqetësuar për sekuencën e fortë sizmike, pasi, sipas tyre, në thelb është një “surprizë”, pasi aktivizimi i tërmetit në atë zonë ishte i papritur.

Lexo edhe: Nuk gjen qetësi toka në Greqi, regjistrohet një tjetër tërmet i fortë

Presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmeti, Profesor Efthymios Lekkas, foli për një “tërmet të papritur”, duke pasur parasysh madhësinë e tërmetit që goditi vendin të mërkurën.

Lekkas theksoi se një pllakë tjetër tektonike u aktivizua,  në veri të epiqendrës së tërmetit të së mërkurës.

Mund të karakterizohet si një tërmet, por ne duhet të shohim evolucionin e fenomenit,” tha ai.

Në deklaratat e tij të fundit, Lekkas u shfaq i bindur se ky është një tërmet i ri dhe shtoi se “tani gjithçka  po nis nga fillimi”.

Drejtori i kërkimit të Institutit Gjeodinamik,  Gerasimos Chouliaras, deklaroi se kjo është një sekuencë e veçantë sizmike, ku të mërkurën ndodhi një tërmet i ri me madhësi pothuajse të njëjtë me tërmetin kryesor.

“Fenomeni është përsëritur në 2014 në tërmetet e Kefalonis.

“Ne e kemi hasur këtë fenomen në rajone të tjera sizmike  të botës. Tërmetet “binjake” janë diçka e veçantë, por jo e panjohur, është një fenomen që është venë re edhe nga sizmologë ekspertë”.

Në deklaratat e tij për APE Papazahos foli për fenomenin e rrallë të tërmeteve “binjake” . Zona me problemin më të madh është fshati Damasi, pasi shumë ndërtesa dhe shtëpi, përveç shkollës, kanë pësuar dëme të mëdha.

Amuri, Mesochori dhe Zarko i Trikala-s ishin zona më të prekura  dhe kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Siç deklaroi presidenti i OAS Efthymios Lekkas, “ndërtesat i rezistuan”, një tërmeti kaq të fuqishëm.

Tre tërmetet që lëkundën Greqinë dje dhe pardje ishin me madhësi 6.3, 5.9 dhe 5.3 të shkallës rihter, ndërsa u ndjenë edhe në Shqipëri.

Lexo edhe: Tërmetet e fuqishme në Greqi/ Çfarë paralajmëron sizmiologu turk

Rajoni Lajme Greqi termet termetet binjake larissa

EMISIONET