"Tërmet" si Dibër? Luan Rama: Qamet do të jetë Vlora më 25 Prill për horrat e qytetit

"Tërmet" si Dibër? Luan Rama: Qamet do të jetë

Zv.kryetari i LSI dhe kryesuesi i listës së kësaj partie në qarkun e Vlorës Luan Rama vijon takimet e përditshme me qytetarët.

Sipas tij, 25 Prilli do të jetë dita e madhe e fitores, ndërsa nuk kursen as mesazhet për kundërshtarin e PS Damian Gjiknuri, i cili në një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama "mezi priste të bënte një tjetër tërmet edhe në Vlorë".

Lexo edhe: Pas Dibrës, Rama i kërkon tërmet edhe në Vlorë/ Gjiknuri: Mezi po pres ta them dhe një herë…

Sipas Luan Ramës, Vlora nuk do të jetë tërmet, por qamet për horrat e 25 Prillit.

Luan Rama: 25 prilli - dita e madhe e fitores: JO TËRMET, TËRMET, POR QAMET, QAMET DO TË JETË VLORA ME 25 PRILL PËR HORRAT E PUSHTETIT.

Çfarë force e çfarë dashurie, çfarë energjie dhe çfarë vendosmërie për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit ka në të gjithë votuesit e LSI-së në Vlorë.

Një takim emocionues në rajonin nr. 2 të qytetit, si dëshmi e mbështetjes dhe e përkrahjes qytetare, me bindjen se LSI do të fitojë në Vlorë dhe Vlora do të fitojë me LSI-në.

Ndaj jo tërmet, tërmet, por qamet, qamet do të jetë 25 prilli për horrat e pushtetit.

Lexo edhe: Meta: Ka skenar mafioz për të vjedhur votat në Vlorë

EMISIONET