Tentoi t’i ikte policisë, shikoni si është përmbysur makina me 4 sirianë


Ky aksident në Lozhan të Maliqit tregon një mënyrë të re gjetur nga klandestinët për të kaluar transit përmes Shqipërisë.

Për ti shpëtuar pagesës së shtrenjtë për transportin, 4 shtetasit sirianë kanë blerë këtë automjet tip “Opel” në Korçë.

Ndërsa për të shmangur policinë kanë zgjedhur të udhëtojnë përmes aksit rrugor Peqin-Gramsh, një rrugë e vjetër por ende funksionale.

Por gjatë udhëtimit klandestinët janë ndeshur me një patrullë, së cilës kanë tentuar ti largohen me shpejtësi. Për shkak dhe të rrugës së dëmtuar kanë pësuar aksident.

Për pasojë ata kanë mbetur të lënduar por jashtë rrezikut për jetën. Për tu larguar nga vendet e luftës një numër i lartë klandestinësh kanë zgjedhur të kalojnë përmes Shqipërisë drejt BE.

Transporti me mjete te shtrenjta e me xhama të zinj, transporti me furgon apo kamion, kanë qenë disa nga format që atyre u janë ofruar kundrejt pagesës.

Sipas të dhënave në 10 muajt e parë të këtij viti janë kapur më shumë se 11 mijë emigrantë të parregullt.

Vendi Lajme maliq siriane Aktualitet

EMISIONET