Tentoi të vriste 35-vjeçarin pas sherrit të çastit, shpallet në kërkim gjirokastriti

Tentoi të vriste 35-vjeçarin pas sherrit të çastit,

Policia e Gjirokastrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personin që qëlloi me armë zjarri në drejtim të një qytetari.

Sipas policisë, pas një zënke të çastit, shtetasi B.LL ka qëlluar me pistoletë në drejtim të K.B, 35 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, por famirësisht pa viktima.

Policia: "Shtetasi B. Ll., në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i shoqëruar nga shtetasi D. Sh. dhe janë larguar menjëherë me automjetin e tyre. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve B. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër dhe D. Sh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër".

Vendi Lajme policia arme Lajmi i fundit Kronike gjirokaster Aktualitet pistoleta

EMISIONET