Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentojë të vjedhë një pikë bllokimi të automjeteve në Laç.

E.L., banues në Kurbin , është pikasur nga punonjësi i Policisë që ishte në shërbim.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin e shtetasit E. L., 25 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas është konstatuar nga punonjësi i Policisë në shërbim, duke tentuar të vjedhë në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, Kurbin“, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.