Para disa vitesh  një ngjarje e rëndë ndodhi në Greqi ku një vajzë e vogël me origjinë shqiptare i dogj e gjallë dhe u varros.

Kjo çështje mbeti e pa zgjidhur dhe askush deri më tani nuk ishte ndëshkuar për këtë vrasje makabër

U deshën nëntë vite për tu zbuluar indetiteti i  autorit të këtij krimi i cili rezultoi të ishte fqinj i familjes së vogëlushes.

Zeneida Selimaj, aso kohe 12 vjeçe, doli nga shtëpia e saj, por u përball me përdhunuesin që e dogji të gjallë.

Autori i këtij krimi u zbulua pasi doli rasti për një tjetër abuzim që kreu ndaj një të miture.

Prokuroria e Pireut urdhëroi që çështja të tërhiqet nga dosja e autorëve të panjohur dhe të hetohet në thellësi.

Si ndodhi ngjarja?

Ishte mëngjesi i së Premtes, 23 Shtator 2011, kur prindërit e Zeneida Selimaj nga Shqipëria dolën nga shtëpia e tyre, e cila ndodhej në rrugën ‘Kallikratida’ për të shkuar në punë. Gjyshi shoqëroi djalin më të vogël të familjes për në shkollë ndërsa 12-vjeçarja mbeti vetëm në shtëpi.

Autori hyri në banesë dhe tentoi të përdhunonte vajzën e vogël. Ndonëse ishte e zhveshur nga beli e lart, vajza shpëtoi nga duart e tij dhe tentoi të dilte në rrugë për të kërkuar ndihmë. Por nuk arriti të shpëtonte pasi autori e kapi sërish, i vuri flakën dhe e dogji të gjallë.

Në ditët e para të incidentit, autoritetet e cilësuan si vetëvrasje. Më pas nisën të hetonin gjyshin, por e proceduan në gjendje të lirë. Avokatja e familjes, Gianna Panagopoulou, po bën një betejë të madhe ligjore për të zbuluar të vërtetën ndërsa dosja u rihap pas një kërkese drejtuar Prokurorisë së Pireut.

Ekzaminuesi mjekësor Socratis Tsantiris deklaroi se zjarri u shkaktua nga autori i krimit për të “fshehur” provat e abuzimit seksual. Sidoqoftë, disa gjurmë u gjetën në organet gjenitale të fëmijës. Të gjitha u zbuluan nga analizat mjeko-ligjore, ndërsa djegiet ishin kryesisht në pjesën e përparme të trupit të fëmijës dhe jo aq shumë në pjesën e pasme.

Dëshmitë e familjarëve

Të afërmit, fqinjët dhe miqtë e familjes së vajzës fatkeqe, e cila u vra në mënyrë brutale, folën për emisionin ‘Tuneli’ duke zbuluar detaje rreth fqinjit të tyre.

“Sapo pashë foton e fqinjit tonë në televizion, të gjitha fotografitë më dolën para fytyre për atë që kishim vuajtur mbesa ime dhe unë. Fëmija nga beli lart u gjet pa rroba. Prindërit e njohën atë nga thonjtë dhe vathët e saj. Asnjëherë nuk e kemi menduar se ajo do t’i vinte flakën vetes. Është vrasje, e thashë që në fillim dhe e them tani. Unë kam bërë një betim për të gjetur vrasësin”, tha xhaxhai i vajzës 12-vjeçare.

“Papritmas pamë vajzën e vogël të djegur në shkallë. Ajo u dërgua me shenja jete në spital, por pas disa ditësh u largua nga kjo jetë.… Një fëmijë që u dogj… Ajo ishte një krijesë shumë e ëmbël”, theksoi një fqinj i familjes.

“Vajzën e vogël e kisha si fëmijën tim. Ajo ishte një krijesë e lumtur. Që prej incidentit, ne jemi të pikëlluar nga ngjarja”, tha pronarja e shtëpisë ku jeton familja e viktimës.

Unë e kam të vështirë të dal nga shtëpia, sepse mbaj mend se çfarë ndodhi me fëmijën tonë. Kemi kaq shumë vite që po presim të mësojmë të vërtetën. Le të zbulojmë se kush e bëri këtë me vajzën tonë të vogël”, thanë prindërit e dëshpëruar.

Babai i vogëlushes fatkeqe përshkroi momentin tragjik kur e gjeti të djegur në shkallët e shtëpisë së tyre.

Dera e banesës ishte e hapur, por nuk kishte shenja zjarri në shtëpi. Ata i vunë zjarrin fëmijës tim. Ajo po përpiqej të shpëtonte nga shkallët dhe nuk ia doli. Ishte aksion i menduar me detaje. Nuk arrita të dëgjoja fjalët e saj të fundit.

Ne nuk kishim një shishe në shtëpi. Fqinji ynë e kishte në banesën e tij sepse ishte piktor. Unë pashë që duart e tij që ishin djegur. Pastaj erdhi urgjenca që mori fëmijën. Isha në gjendje shoku”, tha babai i viktimës.