Një 39 vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Durrësit pasi dyshohet se po tentonte të kalonte kufirin, përmes Portit të Durrësit, me dokumente të falsifikuara.

Shtetasi me iniciale F. H, banues në Prishtinë, është konstatuar nga Policia Kufitare në Durrës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 39 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port, Durrës, kanë konstatuar se ky shtetas po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.