Autoritetet Doganore në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë bërë të mundur sekuestrimin e 20 mijë paundve të padeklaruara në Rinas.

Gjatë kontrolleve të kryera, është konstatuar dhe ndaluar shtetasi me iniciale B.M., i cili ka tentuar të transportojë një vlerë në valutë të padeklaruar.

Operacioni është kryer në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nërpëmjet pikave të kalimit kufitar.