Rexhep Tajip Erdogan i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të mbajë një qëndrim neutral në lidhje me  mosmarrëveshjen midis Greqisë dhe Turqisë.

Ditën e dielë Presidenti Turk  në një deklaratë të dhënë tha se BE të marrë një pozicion “të paanshëm” në mosmarrëveshjen e gazit me Greqinë.

Sipas njoftimeve zyrtare ai në një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel  tha  se qëndrimi i Bashkimit Evropian në këtë çështje është një provë e sinqeritetit të tij për ligjin ndërkombëtar dhe paqen rajonale.

“Kreu turk  ftoi institucionet e BE dhe vendet anëtare të jenë të drejtë, të paanshëm ,  objektiv dhe të veprojnë me përgjegjësi mbi çështjet rajonale, veçanërisht Mesdheun lindor”- sipas deklaratës të publikuar nga zyra e Erdogan.

Michel nga ana e tij i kërkoi Erdoganit  të heqë dorë nga veprimet që mund të ushqejnë më tej tensionet me Greqinë, tha një përfaqësues i BE-së.