Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, ndodhet në Athinë teksa do marrë pjesë  në konferencën me temë “Forcimi kohezionit në kohë turbulence në Europë”.

Ai është takuar me kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis, dhe deklaroi se tensionet me Turqinë janë përparësi e BE, dhe se objektivi i unionit është stailiteti dhe siguria në rajon.

Postimi i Michel në Twitter

”Në Athinë për të përgatitur në mënyrë aktive Samitin e ardhshëm të BE për klimën dhe Energjinë, me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Mitsotakis. Adresimi i tensioneve në Mesdheun Lindor është një përparësi për BE. Solidariteti ynë është me ju. Objektivi ynë është i qartë: stabiliteti dhe siguria në të gjithë rajonin.”