Tensione në jug të vendit, ku pritet të nisin ceremonitë në nder të Festës Kombëtare të Greqisë.

Policia ka ndalur një grua, e cila tentoi ti afrohej përfaqësuesve grekë me një flamur kombëtar.

Ajo ndodhet në komisariatin e Përmetit, ndërsa policia nuk ka lejuar asnjë protestë nga shoqatat atdhetare.

Me rastin e Festës Kombëtare të Greqisë, një grup i ardhur nga shteti fqinj, përfshirë edhe zv.minsitrin e jashtëm, do të vizitojnë varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, ndërsa do të vizitohet edhe fshati i Kostandin Kacifas, Bularati.

Në ceremoni merr pjesë edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Policia ka marrë masat që të shmangen përplasjet, ndërsa janë ngritur postoblloqe në pothuajse të gjitha akset rrugore të qarkut Gjirokastër.