Tension mes dy shteteve, Izraeli mohon të ketë lidhje me shpërthimin në portin e Bejrutit

Tension mes dy shteteve, Izraeli mohon të ketë lidhje me

Izraeli mohon çdo përfshirje në shpërthimin e portit të Bejrutit që ndodhi diret pas rritjes së tensioneve midis Libanit dhe fqinjit të saj.

Izraeli ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me shpërthimin e madh në Beirut që ndodhi direkt pas rritjes së tensioneve midis tyre, duke shtuar se vendi ishte i gatshëm t'i japë ndihmë humanitare dhe mjekësore Libanit.

Deri më tani ka 100 të vdekur dhe mbi 4,000 të plagosur. Zyrtarët janë shprehur se presin që numri i vdekjeve të rritet më tej pas shpërthimit të së martës, ndërsa puntorët e urgjencës po  gërmojnë nëpër rrënoja për të shpëtuar sa më shumë njerëz dhe për të gjetur kufomat e qytetarëve.

Ky ka qenë një nga shpërthimet më të fuqishëm që e kanë gditur Bejrutin, i cili tashmë po vuan nga një krizë ekonomike dhe një rritje e infeksioneve me Covid-19.

Ministri i brendshëm i Libanit është shprehur se në port është gjetur një sasi e madhe eksplozivi i cili ishte ruajtur me vite. Izraeli, i cili ka qenë në luftë me Libanin, mohoi të ketë lidhje me këtë ngjarje.

“Izraeli i është afruar Libanit përmes kanaleve të sigurisë ndërkombëtare dhe diplomatike dhe i ka ofruar qeverisë libaneze ndihmë mjekësore dhe humanitare”, tha një deklaratë me shkrim nga Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz dhe Ministri i Jashtëm Gabi Ashkenazi.

Irani Shiit, mbështetësi kryesor i partisë militante politike Hezbollah, gjithashtu ofroi mbështetje, ashtu si edhe rivalja rajonale e Teheranit Arabia Saudite, një fuqi udhëheqëse Suni.

Shpërthimi ishte aq i madh sa disa banorë të qytetit, ku mbajnë kujtime nga lufta civile 1975 - 1990, menduan se po goditen nga një tërmet. Njerëz të panikosur, duke qarë dhe të plagosur ecnin nëpër rrugë duke kërkuar të afërmit.

"Unë ju premtoj se kjo katastrofë nuk do të kalojë pa përgjegjësi.ta që janë përgjegjës do të paguajnë çmimin”, ka thënë për mediat kryeministri Hassan Diab kombit.

Bota Lajme izrael shperthimi ne bejrut

EMISIONET