Tenderi për UKT-në, si u skualifikuan rivalët e Gjelishtit

Tenderi për UKT-në, si u skualifikuan rivalët e Gjelishtit

Kompania Image & Communication Development, nën pronësinë e Igli Gjelishtit është sjell në vëmendje të opinionit publik pas akuzave të PD se ky i fundit i kalonte botuesit Carlo Bollino fondet e marra nga buxheti i shtetit përmes tenderave.

Në fakt, procedura e ndjekur për skualifikimin e të gjithë kompanive pjesmarrëse përveç kompanisë së Gjelishtit, rezulton se në të paktën dy raste është shoqëruar dhe me ankesa nga subjektet e skualifikuara.

I tillë është tenderi me objekt “Blerje sistem biletarie për UKT sh.a” të cilin kompania e Igli Gjelishtit e ka fituar me ofertën prej 13.7 milionë lekë pa TVSH, të kontraktuar nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë ku një nga subjektet me ofertë më të ulët se fituesi është skualifikuar për mangësi në dokumentacion.

Ky i fundit në datën 24 nëntor 2016 ka kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi dhe pas ankesës së paraqitur nga subjekti në fjalë, më datë 5 dhjetor është kryer rivlerësimi i procedurës është vendosur kualifikimi i tyre por jo shpalljen fitues të tij edhe pse kishte ofertë më të ulët se kompania e Gjelishtit.

Po atë ditë, “Fastech” sh.p.k& “ATD Albanian Technology Distribution” sh.p.k ka dorëzuar ankesë pranë KPP dhe ky i fundit ka vendosur pushimin e procedimit duke kërkuar kthimin e tarifës financiare të paguar.

 “Ngarkohet zyra e financës të kryejë veprimet për kthimin e tarifës financiare të paguar nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Fastech” sh.p.k& “ATD Albanian Technology Distribution” sh.p.k.”

Pas këtij vendimi është kryer dhe njëherë rivlerësimi i pjesmarrësve në garë dhe është vendosur sërish skualifikimi i ankimuesit.

Në datën 13 janar ka paraqitur ankesë duke kundërshtuar vendimin e marrë por kjo është refuzuar me argumentin se ankesa është paraqitur jashtë afatit.

Më pas sërish është ankuar në KPP i cili në përgjigje i ka theksuar rëndësinë e respektimit të afateve.

 “Komisioni Prokurimit Publik rithekson bindjen e tij se, për shkak të specifikës së prokurimeve publike, respektimi i afateve është i një rëndësie thelbësore e me ndikim të drejtpërdrejtë në efikasitetin e procedures.”

Përveç ankesave nga ana e operatorëve të skualifikuar edhe KLSH ka sinjalizuar shkelje në procedurat e ndjekura në tenderat e Gjelishtit, i cili sipas PD-së në shtatë muaj i ka kaluar kompanive në pronësi të Karlo Bolinos 1 miliardë lekë.

Vendi Ekonomi Lajme tendera Aktualitet carlo bollino igli gjelishti karlo bollino UKT

EMISIONET