Pas lajmit të publikuar në televizionin Ora News mbi shpenzimin e 800 mijë lekëve në kohë Covidi për trajnimin e punonjësve Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI ka sqaruar se procedura e shpallur në datën 2 korrik 2020 lidhet me cerfifikimin e 9 punonjëse për certifikatën Iso 27001, mbi sigurinë e informacionit.

AKSHI bën me dije se procedura ka qenë blerje me vlerë të vogël në të cilën kanë garuar 3 kompani.

Por procedura është anuluar pasi asnjë nga garuesit nuk ka përmbushur kriteret e kualifikimit.

Sa i përket procedurës për blerjen e pajisjeve kompjuterike dhe rrjetit në shkolla, AKSHI shton se mungesa e shumë garuesve në procedurat e pajisjeve të teknologjisë së informacionit vjen si pasojë e kërkesës së lartë për pajisje elektronike në shumë vende të botës, duke bërë që të mbetet një sasi e vogël për vende të vogla si Shqipëria.

LEXO EDHE: AKShI, fond për trajnim të punonjësve në kohë Covidi