Një tjetër teder ku skualifikohen të gjithë konkurrentët në Bashkinë e Tiranës. 9 kompani kanë marrë pjesë në thirrjen për pajisjen me mjete anti-Covid për kopshtet e çerdhet, por 8 kanë dalë nga gara. Por të panjohurat shtohen kur regjistrohen 5 ankesa dhe ku vetëm 1 merret parasysh.

5 ankesa dhe 8 të skualifikuar, është rezultati i tenderit të Bashkisë së Tiranës për blerjen e pajisjeve të nevojshme për çerdhet dhe kopshtet për përballimin e situatës së pandemisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve,  ka hapur procedurën me një fond limit 37 milionë lekë dhe thirrjes i janë përgjigjur plot 9 kompani, 8 prej të cilave janë skualifikuar duke lënë kështu në garë vetëm fituesin, W Center.

Për blerjen e maskave, dorezave, sapunit dhe xhelit dezinfektues, ky subjekt ka ofertuar 34.3 milionë lekë të reja pa TVSH.

Por, referuar të dhënave në APP, ky prokurim rezulton të jetë shoqëruar me disa ankesa.

3 nga kompanitë pjesëmarrëse, një prej të cilave edhe e shpallur më pas fituesja, i janë drejtuar autoritetit kontraktor, prej të cilit kanë marrë përgjigje por jo zgjidhje.

Në këto kushte, dy prej operatorëve kanë paraqitur ankesë pranë KPP-së, i cili ka pranuar vetëm ankesën e subjektit W Center, për të cilin ka kërkuar kualifikimin.

Paraprakisht Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve për këtë prokurim kishte vendosur skualifikimin e të gjithë operatorëve pjesmarrës në garë, por pas ndërhyrjes nga ana e KPP-së fitues është shpallur pikërisht subjekti ankimues.

Edhe Open Data e ka shoqëruar këtë tender me flamur të kuq me argumentin se skualifikimi i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit.