Kjo është situata e agjencive që funksionojnë në transportin ndërkombëtarë të udhëtarëve.
Ky sektor duket se është edhe më i prekuri nga kriza e krijuar nga Covid 19, duke sjellë një rënie dramatike të funksionimit të tij.
Shifrat sot janë alarmante në Shqipëri, ndërsa ky biznes po funksionon vetëm në masën 4- 5 % të kapacitetit të tij.
Si kurrë më parë në Terminalin ndërkombëtar të udhëtarëve në Tiranë, sot aty ka më pak se kurrë mjete të transportit të udhëtarëve, ndërsa dyert e mjaft agjencive janë mbyllur me gjasë për të mos u hapur më.
Edhe stafet e këtyre agjencive sot funksionojnë maksimumi në masën 40%.
Por ajo çfarë i pret këto kompani duket edhe më dramatike nëse nuk merren masa të menjëhershme.
Barra financiare për këto kompani është e madhe.
Në kushtet kur ata funksionojnë në masën vetëm5% kërkesat janë direkte për institucionet përgjegjëse.
Kërkesat
Negociata me kompanitë e siguracioneve
Rishikimi i taksave për një periudhë 2-3 vjeçare
Rishikimi i funksionimit të këtij sektori