Nën tingujt e himnit kombëtar, Edi Rama dhe qeveria e tij po zhvillon prej 3 vitesh takime me përfaqësi të diasporës shqiptare.

Gjithcka e organizuar me detaje, me një regji televizive, me mijëra euro të hedhura për takime madhështore, aty ku fjalimet patriotike janë me shumicë, në tiranë mbërritën jo vetëm përfaqësues të diasporës por dhe liderit shqiptar të rajoni

Edi Rama me një fjalor të zgjedhur dhe të kujdesshëm, me premtime të forta për diasporën shqiptare ka 3 vite që mban takimet e tij me diasporën shqiptare.

Cdo vit premtimet ishin të njëjta por realiteti deri më sot nuk ka ndryshuar aspak.

Diaspora nuk u ndje e përfaqësuar, zëri i saj ra në vesh të shurdhët e kërkesat gjithashtu.

Pikërisht në kohën kur në Shqipëri diskutohej ndërhyrja në kodin zgjedhor, kërkesa e kahershme e diasporës, e drejta e votës, nuk zuri vend në diskutimet e politikës.

Në këtë moment shqiptarët në 14 shtetet të mbarë botës u bënë bashkë për të krijuar lëvizjen Diaspora për Shqipërinë e Lirë.

E themeluar në 17 maj Diaspora për Shqipërinë e Lirë, u angazghua fort duke afruar pranë vetës më shumë se 4 200 qytetarë. Por për shkak të pandemisë gjithcka nisi online.

Nisëm një lëvizje për diaspora. Arsyeja se pse ndërmorën këtë nismë vetë përfaqësuesit e DIasporës për shqipërinë e lirë e shpjegojnë me një fjali të thjeshtë.

Qëllimi i tyre është një dhe i vetëm, dhe këtë e thonë që në krye të herës.

Në web e kësaj lëvizje thuhet se: ne jemi një nismë qytetarë e lindur në mërgatë dhe angazhohemi në mënyrë pro-aktive për përfshirjes e mërgatës shqiptare në proceset politike dhe ato të politikbërjes brenda Shqipërisë.

Dhe në vetëm dy muaj takimet kanë qenë intensive, të shpeshta, aty ku kanë marrë zë të gjithë problematikat e tyre, por nuk kanë munguar as takimet fizike.

Megjithatë shqetësimet e ngritura prej tyre jo vetëm që kanë tërhequr vëmendjen publike por kanë zënë vend edhe në arenën evropiane.

Shkresat drejtuar përfaqësuesve të parlamentit evropian mbi çështjen e teatrit kombëtar bënë jo pak zhurmë në vend por edhe u zhvillua një seancë në parlamentin evropian pikërisht për këtë çështje.

Nisma ëhstë prezantuar dhe në instancat evropiane, ku dy bashkëthemeluesit e saj zhvilluan një komunikim të gjatë online me kryetarin e komisionit parlamentar për marrëdhëniet me jashtë ne PE David McAllister, ku u prezantuan të gjitha qëllimet e lëvizjes.

Çështjet për të cilat deri më sot ata kanë ngritur janë të nxehta dhe që trazojnë jo pak. Shembja e teatrit, borxhi publik, e drejta e votës së diasporës si dhe amnistia fiskalë janë çështje për të cilat zëri i tyre është ngritur fort.