“Jam gati ne cdo moment te ulem ne tryeze. Jam gati edhe ne selinë e PD te shkoj.”
Në kërkim të dialogut Edi Rama ishte i gatshëm për çdo kompromis me opozitën vitin që shkoi.
E pas shumë negociatash dhe ndërhyrjen direkte të ambasadores së SHBA Yuri Kim palët arritën marrëveshjen e 5 qershorit.
E pas “dakortesisë në tokën amerikane” Edi Rama deklaroj se kjo marrëveshje do të miratohej me votat e opozitës parlamentare.
“Duke mos ju konsideruar ju si mbetje e përkohshme në këtë parlamente por si opozita që sot ky parlament ka.”
E atehere kur nuk pritej, Edi Rama foli për listat e hapura.
Opozita parlamentare u deklarua se kjo ne fakt ishte jo vetëm një kërkesë e tyre por edhe e vetë kryeministrit Edi Rama.
Ndaj në kuvend u depozitua nisma për ndërhyrje në ligjin themeltar, të cilin shumica e aprovoi.
Në kuvend nisi diskutimi i ndryshimeve kushtetuese, aty ku në komisionet parlamentare në parim u ra dakord për hapjen e listave si dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Megjithatë edi Rama propozoi që listat të jenë pjesërisht të mbyllura, 2/3 me 1/3.
E në këtë moment Edi Rama i mëshon shumë faktit se askush nuk mund të vendosë axhendën e parlamentit.
Rama nuk mund të ndalohet kuvendi deputetet që të shkojnë përtej asaj kornize, dhe për çfarë për ti dhënë qytetarëve më shumë pushtet.
E pas një kërkesë të opozitës për lista të hapur Edi Rama tashmë ka kaluar në angazhim çështjen e hapjes së listave.
Por gjithçka pritet të përmbyllet deti në 30 qershor dhe mbetet për tu parë nëse Edi Rama do ta çojë deri në fund nismën e tij për ndryshimet kushtetuese që parashikon hapjen e listave si dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, kjo një kërkesë e hershme e socialistëve.
E pikërisht sot rreth orës 11 ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka mbërritur në zyrën e kryeministrit Edi Rama, ku ka qëndruar për 60 minuta.
Por vetëm 30 minuta më vonë, Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i shumicës në këshillin politik ka lajmëruar miratimin në komisionin e ligjeve të ndryshimeve në kodin zgjedhor, produkt i marrëveshjes së 5 qershorit.