Tempora - Protesta e Teatrit pa Teatër përballë shtetit policor dhe drejtësisë

Tempora - Protesta e Teatrit pa Teatër përballë shtetit policor

Protesta më e gjatë në histori, protesta më paqësore, protesta që ende sot vijon betejën për kauzën e saj është ajo për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Protesta nuk ka ndaluar edhe pse kanë kaluar thuajse 3 vite nga nisja e saj. Protesta nuk ka ndaluar edhe pse forma kishte ndryshuar.

Në fillim protestohej çdo ditë, por më pas u vendos që Teatri të “mbrohej” 24 orë në ditë nga anëtarë të Aleancës për mbrojtjen e Teatrit, e kjo ndodhi edhe përgjatë pandemisë së Covid 19.

Por jo gjithcka shkoi si duhet.

Nën një gjendje të jashtëzakonshme, në izolim për shkak të karantinës, nën masa të rrepta shtrënguese shteti sfidoi cdo akt normativ të nxjerrë vetë, duke shembur në të gdhirë të 17 majit godinën e Teatrit Kombëtar.

Aktivistët u dhunuan, u shoqëruan, por nuk ndalen së protestuari.

Beteja e tyre vijoi në organet e drejtësisë ndërsa protesta vijon cdo ditë.

Aty sot janë regjistruar 7 padi, ku nën akuzë Aleanca për mbrojtjen e Teatrit ka vënë Kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj, ish-ministri Sandër Lleshi, Ardi Veliun, projektuesin si dhe kompaninë që kishte fituar më herët PPP për ndërtimin e Teatrit.

Por sot kemi një truall për Teatër të ri, e po sot kemi një protestë që ende vijon në shesh, paqësore në pjesën më të madhe të saj edhe pse provokimet nuk kanë munguar.

Kështu ndodhi dhe pak ditë më parë me 4 antarët të aleancës të cilët u dhunuan e më pas u shoqëruan në komisariat.

Vendi Lajme protesta tempora teatri Aktualitet drejtesi shteti policor

EMISIONET