Ky vendim i qeverisë u kundërshtua me forcë nga artistët, të cilët brenda pak orëve zbritën në shesh për të protestuar.

Në rrjet të gjithë artistët me sloganin #muzikanukvret u ngritën kundër vendimit të qeverisë.

Por në rrjet artistët shpërthyer, duke ironizuar këtë vendim të qeverisë së Edi Ramës.

Edhe sot u lajmërua një tjetër protestë, kërkesë e cila është refuzuar nga policia e shtetit.

Megjithatë ata ju drejtuan bulevardit për të zhvilluar protestën e tyre kundër aktit normative.

Dhe sapo ata kanë mbërritur u përballën me forca të shumta të policisë, të cilët shoqëruan disa prej tyre.

Artistët dhe qytetarët që sot zgjodhën të ishin në shesh për të protestuar thonë se do të jenë aty çdo ditë.

Por teksa ne intervistonim disa prej tyre sërish ndërhyn policia.

Xhesika Polo është një prej këngëtareve që ka performuar për pak ditë në bregdet por me këtë akt normativ gjithçka është bllokuar.

Policia edhe në park vendosi që ti largonte qytetarët.

Pas shumë kohësh të pezulluar artistët kishin nisur nga puna, por çfarë do të sjellë ky vendim për ta.

Ata thonë se do të jenë aty, kërkojnë një zgjidhje nga qeveria, duan një plan financiar ashtu siç po ndodh me artistët në mbarë botën, por Xhesika Polo ka këtë mesazh për Edi Ramën.