Në fund të janarit RTV ORA publikoi ekskluzivisht dosjen voluminozë të antimafias së Katanzaros në Itali, ku pas një hetimi më shumë se 4-vjeçar është goditur një grup mafioz, pjesëtarë të Ndraghetas, por edhe shtetas shqiptar.

Në dosjen voluminozë prej më shumë se 1.600 faqesh dalin në dritë dhëna që implikonin rëndë zyrtarë të lartë të pushtetit lokal në Tiranë.

Në bazë të të dhënave në dosje thuhej se pjesëtarë të klanit mafioz Ndragheta janë kapur në përgjime me zyrtarë të lartë të kryeqytetit shqiptar, e ku flitej për pazare kanë bërë për leje ndërtimi në Tiranë.

Pas hekura përfunduan me dhjetëra persona, mes tyre edhe shqiptare, e po me dhjetëra të tjerë janë përmendur në një material prej 1.6 mijë faqesh.

Ndërkohë në Shqipëri politika është trazuar nga përgjimet e antimafias përtej Adriatikut, ku mafia italiane Ndrangheta sipas përgjimeve synon Tiranën për pastrimin  e parave kriminale, pikërisht në sektorin e ndërtimit.

Menjëherë kreu i shtetit kërkoi nga SPAK nisjen e hetimeve për këtë çështje.

Partia demokratike qe edhe më e ashpër ndaj kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj pas publikimit të përgjimeve të antimafias italiane.

Akuzë për të cilën Grida Duma do të përballën të gjykatë me kryebashkiakun Veliaj.

Ndërkohë Edi Ramës ju deshën disa ditë që të reagonte ndaj përgjimeve të antimafias italiane.

Në interes të gazetarëve kreu i qeverisë zgjodhi të sulmojë median për publikimin e dosjes së përgjimeve.

Ndërsa opozita ngriti akuza ndaj SPAK për mosnisje të hetimeve mësohet se kryesuesi i këtij institucioni ka udhëtuar personalisht drejt Italisë në fillim të shkurtit për tu takuar me prokurorin kombëtar të antimafias italiane.

Ndërkohë vetëm më 4 shkurt Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet për përgjimet e publikuara nga Antimafia Italiane, ku rezultonin të përfshirë eksponentë të lartë në Shqipëri.

“Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë mbi bazën e disa artikujve të publikuara në media të ndryshme, në lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros në Republikën e Italisë, të cilat hedhin dyshime në lidhje me përfshirjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në aktivitete kriminale në Republikën e Shqipërisë.”

Ndërsa një muaj pas publikimeve të para në mediat shqiptare të përgjimeve të Antimafias italiane Prokurorët e Posaçëm Anti Korrupsion po administrojnë shkresa në Bashkinë e Tiranës, për të zbuluar më shumë rreth përgjimeve të grupit mafioz Ndrangehta.

Mediat raportojnë se hapi tjetër i Prokurorisë së Posaçme SPAK pritet të jetë marrja në pyetje e personave, emrat e të cilëve dalin në përgjimet e prokurorisë italiane.