Tempora në terren për Covid: Një recetë, 3 farmaci, çmime të ndryshme. Asnjë ilaç i rimbursuar

Tempora në terren për Covid: Një recetë, 3 farmaci,

Sa kushton një protokoll anti-Covid? Tempora vendos që kësaj pyetjeje ti përgjigjet me vlerën reale që ka një recetë sot në farmacitë e kryeqytetit.

 Zgjedhim një prej recetave, e cila ju jepet pacientëve të cilët janë në një gjendje relativisht të rënduar.

Me të njëjtën recetë ndalojmë në 3 farmaci të ndryshme. Ata refuzojnë të flasin përbalë kameras por Tempora arrin që të marrë një llogaritje nga secila farmaci për recetën e përzgjedhur krejt rastësisht.

Një recetë, 3 farmaci, por me çmime të ndryshme në secilën prej tyre.

Ky është realiteti me të cilin ne përballemi, dhe në fakt diferenca e çmimit nuk është e vogël.

Ne disponojmë disa receta që qarkullojnë mes të prekurve dhe mjekëve. Receta e dytë duket se ka një kosto pak më të përballueshme.

Ne i jemi drejtuar farmacive që janë vendosur përrreth qëndrës spitalore Nënë Tereza. Kërkojmë të dimë nëse në këto receta ka ndonjë nga ilaçet që është me rimbursim?

Përgjigjia është e njëjtë në të gjitha farmacitë: Jo asnjë.

https://youtu.be/xCLHcmphOHs

Vendi Shendetësi Lajme tempora 2020 farmaci receta per covid

EMISIONET