Aeroplanët fluturuan ulët mbi Ankara duke prishur qetësinë e natës.. Efekte Në të njëjtën kohë në Stamboll një fraksion i Ushtrisë bllokoi urën e Besforit dhe tanket rrethuan aeroportin Ataturk.

Dhe vetëm pak minuta me vonë ushtria dhe policia u përballën me sulme ndërsa aeroplanët hapën zjarr ndaj tyre.

60 minuta më pas, kryeministri Turk i konsideroi këto sulme si grusht shteti.

“Tentohet të bëhet një kryengritje. Padyshim se disa persona të cilët I janë larguar zinxhirit të komandës ushtarake, janë duke bërë veprime te paligjshme”.

Pas mesnatë nisën sulmet edhe në televizionin publik TRT, aty ku nën kërcënimin e armëve një spikere u detyrua të lexojë deklaratën e grushtit të shtetit.

Reagimi i presidentit Erdogan erdhi më shumë se 2 orë e gjysmë pasi kishte nisur sulmi ndaj pikave më strategjike të shtetit turk, aeroportin ndërkombëtar Ataturk, televizionin shtetëror TRT, televizionin CNN Turk, drejtorinë e përgjithshme të policisë dhe shumë baza ushtarake.

Nëpërmjet platformës facetime presidentit Erdogan zgjodhi të përcjellë një mesazh të qartë për popullin e tij.

“E ftoj popullin tonë të dalë në sheshet e qyteteve tona, i ftoj aeroportet tona dhe si një popull i tërë të mblidhemi nëpër sheshe e aeroporte. Ky grup i vogël le të vijë me tanke dhe me topa para popullit dhe le të bëjë aty atë që ka ndërmend të bëjë. Deri më sot, nuk kam parë fuqi më të madhe se sa fuqia e popullit”.

Edhe hoteli Marmaris, ku qëndronte presidenti Erdogan u sulmua. Komandot speciale u futën dhe qëlluan me armë brenda hotëlit.

Por presidentit Erdogan arriti të largohet 15 minuta përpara se forcat speciale të arrinin.

Edhe pse orët e para të ditës populli u përgjigj. Qytetarët zbritën në sheshe, në rrugë e morën në mbrojtje institucionet edhe pse një numër i madh e tyre mbetën të plagosur.

Shumica e qytetarëve dolën në sheshe për të mbrojtur demokracinë, edhe pse jo të gjithë ishin mbështetës të flaktë të partisë në pushtet.

Bilanci qe tragjik në përfundim të grushtit të shtetit, ku 241 qytetarë mbetën dëshmorë dhe 2200 veterane.

4 bomba drejt parlamentit turk, aty ku dhe opozita u vendos në krah dhe në mbështetje të Presidentit Erdogan.

Pas disa orë përplasjes mes qytetarëve civilë, ushtrisë dhe policisë nisën arrestimet masive të ushtarëve të grushtit të shtetit.

13 orë më vonë autoritetet deklaruan e u mund grushti i shtetit.

Nga autoritetet turrke u deklarua se qëllimi i grushtit të shtetit ishte shkatërrimi i demokracisë dhe rikthimi i sistemit në teokraci, i drejtuar nga Fetullah Gulen, i cili ishte rezident në SHBA.

Duke e konsideruar Fetullah Gulen si trurin e grushtit të shtetit Turqia kërkon ekstradimin e tij dhe vënien përballë drejtësisë, ndërsa shpalli lëvizjen gulenistë si organizatë terroriste.