E konsideron lajm të mirë pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por Endira Bushati sërish sheh kontradikta në deklarimet publike të kreut të opozitës Lulzim Basha.

“Ajo që është kontradiktore, për të mos thënë qesharake në qëndrimin e Lulzim Bashës, është që nga njëra anë thotë se do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do t’i fitojë, por nga ana tjetër thotë se ato do të blihen me paratë e drogës.”

Në këto kushte Endira Bushati e sheh të vështirë që opozita të marrë një rezultat pozitiv në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pavarësisht situatës së vështirë në të cilën gjendet vendi për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës.

“Arrin opozita zyrtare ta përfshijë këtë fron dhe ta përkthejë në votë kundër Ramës. Unë besoj se një gjë e tillë nuk do të arrihet as në zgjedhjet e ardhshme. Unë nuk besoj se PD del parti e parë në zgjedhje.”  

Gishtin e përgjegjësisë për gjendjen në të cilën ndodhet sot opozita dhe Partia demokratike, ndërsa Sali Berishës i njeh vetëm një gabim.

“Nëse do të flasim për faj të Berishës, mund të themi se është zgjedhja e Bashës në kreu të PD-së. Unë kam dashur që Basha të vinte në krye të PD, por Basha i zhgënjeu të gjitha pritshmëritë. Dhe në demokraci, kur zhgënjen, duhet të largohet.”

Por pse deri më sot Sali Berisha ka vendosur të mos kritikojë publikisht Lulzim Bashën?

“Arsyet mund t’i thotë vetë doktor Berisha. Në mos bërjen publike të kritikave nga Bashës, qëndron fakti që beteja dhe fokusi është kundër Ramës. Disa thonë që s’kemi pse të merremi me Bashën, pa rrëzuar Ramën. Por unë jam nga ata njerëz që them se Basha nuk e rrëzon dot Ramën.”  

E bindur se Lulzim Basha nuk mund ta rrëzojë Edi Ramën Endira Bushati ka një propozim i cili sipas saj do e sillte opozitën në pushtet.

“Unë nuk mendoj se do të ishte efektive heqja e Bashës nga kreu i PD-së 7 muaj para zgjedhjeve, por unë mendoj se fronti opozitar është shumë më i gjerë se opozita zyrtare dhe kërkon që për rrëzimin e Ramës, një figurë për kryeministër që e përfaqëson frontin opozitar, është do të isha për këtë zgjidhja. Të heqë dorë nga kandidatura për kryeministër dhe të gjendet një figurë që kënaq gjithë faktorët opozitarë në shoqëri në mënyrë që të rrëzohet Rama.”