E hënë 6 korrik 2020. Kjo është pamja e bregdetit te Durrësit.

Pushuesit janë te pakte ne te gjithë vijën bregdetare ndërsa ata qe kane zgjedhur te pushojnë tregohen te kujdesshëm nga frika mos preken prej Covid-19.

Nese ecen pergjate vijes bregdetare, hotelet e resortet jane te shumta.

Folem me shume prej tyre dhe veshtire te gjesh dallime ne situaten qe perballojne.

Per te krijuar nje ide te qarte e gjithperfshirese mbi ecurine e sezonit turistik deri ne keto momente ju ftojme te na ndiqni…

Shifrat e pushuesve jane shqetesuese. Rezervime te tilla po te krahasohen me muajin mars te nje viti me pare, jane shume larg asaj qe traficionalisht ka ky resort.

Per nje ide me konkrete resorti nje vit me pare kishte te rezervuar 100% te kapacitetit kryesisht me turiste evropiane.

Me vetem 10% te dhomave me pushues, menaxherja e resortit na thote se edhe stafi ne fakt eshte i limituar.

Kostot jane shtuar per operatoret turistik per shkak te masave anti covid.

Ndersa jane anulluar te gjitha rezervimet per kete vit prane ketij resorti, rritja e te prekurve gjate diteve te fundit ka trembur jo pak pushuesit.

Nuk jane optimistë për kete sezon dhe shpresa e vetme eshte qe ata mos te ken bilance negative.

Presin me padurim se cfare do te ndodhe pas datës 15 korrik, kohe kur eshte menduar qe te hapen dhe kufijte.

E ne keto kushte te veshtira duket se problemet financiare jane shtuar edhe me shume per operatoret turistike.