Temperaturat e larta kanë bërë që edhe kjo fundjavë të shënojë një boom pushuesish në bregdet.

Në Ksamil, të ardhur kryesisht nga Kosova, zgjedhin të pushojnë në grupe dhe pa u shqetësuar nga rreziku i virusit.

Edhe bregdeti i Durrësit kishte gjithashtu një fluks të shtuar këtë fundjavë.

Por mungesa e rojeve bregdetare konsiderohet një problem serioz nga pushuesit.

Kjo fundjavë ka shënuar dhe mbytjen e parë në Velipojë, ku ka humbur jetën një 76 vjeçar nga Gjakova si pasojë e një infarkti.