Kontratat koncensionare PPP të qeverisë Rama, janë kundërshtuar nga opozita, pasi sipas përfaqësuesve të saj, rrit borxhin publik.

Eksperti i ekonomisë në PD Dorian Teliti, thotë se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, PPP-të të cilat janë dhënë në kundërshtim me ligjin do të anulohen.

Dorian Teliti: ”Ne këndvështrimin dhe qëndrimin tonë për PPP e kemi thënë 2 vjet më parë. Çdo kontratë koncensionare PPP, e lidhur në kundërshtim me interesin publik, duke shkelur ligjin apo duke ua dhënë shokëve, do të anulohet. Por, nuk do të anulohet ashtu siç bëri kryeministri kontrata me televizione të ndryshme, si në rastin e Bechetit, apo si kontrata e rrugës Tiranë-Elbasan. Ne do t’i anulojmë bazuar në ligj, do ndjekim një procedurë ligjore, në mënyrë që nesër mos të përballemi me gjykimin e arbitrazhit. Nëse flasim për chek up, për sterilizimin, janë kontrata disa herë të fryra. Jo se po t’i bëjë shteti nuk do ketë kosto, por kostot do jenë 3-4 herë më të ulëta.

I ftuar në ”RTV ORA”, ai tha se kontratat do të anulohen duke u bazuar në procedura ligjore, dhe në mekanimzin anti-mafia, e prezantuar nga PD në vitin 2018.

Sipas tij, nuk do jetë qeveria që do i anulojë, por gjykatat.

Në këtë mënyrë, nuk do të paguhet faturë financiare që mund të rëndojnë ekonominë shqiptare.

Dorian Teliti: ”Ato kontrata do të anulohen me anë të mekanimzit anti-mafia që e kemi prezantuar që në shtator të 2018, do të kalojnë në sitën e mekanizmit anti-mafia dhe do të anulohen. Vendimi final nuk do të jetë i politikës shqiptare. Nuk do jetë Lulzim Basha kryeminsitri i ardhshëm i Shqipërisë, që do i anulojë ato me firmën e tij. Do jenë gjykatat shqiptare në bazë të një procesi ligjor të iniciuar nga qeveria shqiptare që do marrin vendimin final. Në momentin që do ketë vendim gjykate, nuk do të ketë një faturë financiare. Ato 2 miliardë euro të firmnosura nga kryeministri Rama për PPP, do shkojnë në ekonominë shqiptare. Paratë nuk janë të Edi Ramës apo Lulzim Bashës, por të shqiptarëve, dhe duhet të menaxhohen në të mirë të tyre.”

Intervistoi në studio Beti Njuma, përgatiti për online Renato Çaushi.