Një epokë e re ka nisur mbrëmjen e 10 shtatorit për operatorin e parë të telefonisë celulare në vend i cili nga Telekom Albania është kthyer në ONE Telecommunication.

Aksioneri më i madh i kësaj kompanie, Elvin Guri, u shpreh se lidhja e tij me ekonominë shqiptare është forcuar më shumë.

Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv i ONE Telecommunication, Emil Georgakiev, theksoi se është kryer një investim prej 92 milionë eurosh në infrastrukturën e rrjetit dhe teknologjisë së informacionit.

Ekspertët teknikë të kompanisë konfirmojnë se kanë arritur 1.2 Gbps në një test të shpejtësisë së shkarkimit, rezultat ky i shënuar për herë të parë në Shqipëri.

Ashtu si slogani, ONE Telecommunication premton të bëhet “Çdo ditë më mirë” për të gjithë shqiptarët.