Ilirjan Celibashi mori sot detyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Në prononcimin e parë për gazetarët në krye të kësaj detyre Celibashi tha se do të udhëhiqet nga disa parime kryesore si integriteti paanësia, profesionalizmi dhe transparenca.
Sfida kryesore ngelet teknologjia e informacionit.
“Është sfidë e vështirë imponuar edhe nga koha’ nënvizoi Celibashi.
Po a do të mjafojë koha në dispozicionin në implementimin e teknologjisë së zgjedhjeve?
“Ka shumë pak kohë, por nuk jemi këtu për të justifikuar, por për të bërë gjithçka që kjo gjë të mundësohet. Shpresoj tia dalim me mirëkuptimin e faktorit politik dhe bashkëpunimin e faktorëve që kanë përgjegjësi në këtë proces” tha Celibashi.
Sfidën më të madhe e ka nënkomisionerja Lealba Pelingu e cila do të merret drejtëpërdrejtë me futjen e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.
“Do bëjmë një plan konkret për realizimin e kësaj sfide” nënvizoi Pelingu.

Ilirjan Celibashi ka mbi supe përvojën e dy palë zgjedhjeve, ato të zgjedhjeve vendore 2003 dhe zgjedhjeve parlamentare të 2005.