Teknologjia 5G, Rama e pranon: Shqipëria ka ofertë të dyshimtë

Teknologjia 5G, Rama e pranon: Shqipëria ka ofertë të

Një ndër marrëveshjet që pritet të firmoset sot është edhe ajo e Krijimit të Korridorit Digjital 5G. Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë, Rama pranoi se Shqipëria momentalisht ka një ofertë të dyshimtë.

Rama nënvizoi qëndrimin se për këtë teknologji duhet të synojmë alterntativën e duhur.

Dha dhe një lajm të mirë. Së shpejti nis ndërtimi I hekurudhës Tiranë- Durrës.

"Pas një odiseje të gjatë në labirinthet e procedurave të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim së shpejti nisim ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Ky hap besoj se shkon në drejtimin e duhur.  Ashtu sikundër shkon në drejtimin e duhur angazhimi për të zhvilluar korridorin digital mbështetur në teknologjinë 5G.

Dua të rikonfirmoj qëndrimin e qeverisë tonë dhe timin persona të bërë me dije me shkrim për kryeministrat e rajonit kohë më parë që vendet e rajonit tonë duhet të shohin perspektivën e një zhvillimi të teknologjisë 5 G të bazuar në një rrjet të sigurtë në çdo aspect dhe sigurisht duhet të synojnë alternativën e duhur të ofertës së ekziston sot dhe përsa na takon ne në Shqipëri është një një ofertë e dyshimtë."

Sot në mëngjes kryeministri Rama pubikoi një leter dërguar nga presidenti Donald Trump ku fliste dhe per nje memorandum mbi sigurine 5G i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë.


Lexo dhe

Trump leter Rames: Shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G.

https://www.youtube.com/watch?v=cWPY6U_tiwk

Vendi Edi Rama Teknologji Lajme Politikë Lajmi i fundit shqiperi oferta teknologjia 5G

EMISIONET