Zbulohet një objekt "i frikshëm" në Rrugën e Qumështit

Zbulohet një  objekt "i frikshëm" në Rrugën e

Shkencëtarët australianë  kanë zbuluar një objekt rrotullues të panjohur në Rrugën e Qumështit, në galaktikën ku gjendet sistemi ynë diellor.

Sipas tyre një objekt i tillë nuk është zbuluar kurrë më parë.

Objekti, që fillimisht u zbulua nga një student ka klëshuar një shpërthim të madh të radio-energjisë, që ka zgjatur për një minutë të plotë, dhe ka ndodhur çdo 18 minuta, shkruan BBC.

Objekte që lëshojnë energji në Univers identifikohen shumë shpesh. Por, hulumtuesit thanë e pazakontë që një objekt të lëshojë energji për një minutë të plotë. Ekipi i shkencëtarëve tha se po kryen hulumtime të mëtejme për të kuptuar se pse ka ndodhur kjo.

Objekti fillimisht u zbulua nga studenti i Universitetit Curtin, Tyrone O'Doherty. Ai kishte përdorur një teleskop dhe një teknikë të re, që e ka zhvilluar vetë, kur e ka detektuar këtë objekt.

"Gjatë vëzhgimeve tona disa orëshe objekti u zhduk dhe u shfaq disa herë”, thanë shkencëtarët.

"Ishte krejtësisht e papritur. Ishte pak e frikshme për një astronom sepse nuk dimë se ekziston diçka e tillë  në qiell që e bën këtë gjë”.

Objektet që ndizen dhe fiken në Univers nuk janë gjë e re për astronomët. Ata përdorin termin “transients” për këto objekte.

Por, lirimi i energjisë për një minutë të plotë nga objekti i zbuluar ishte diçka “e çuditshme”, tha astrofizikantja, Gemma Anderson./Ora News/

EMISIONET