Zbulohet çifti më i afërt i "vrimave të zeza" me Tokën

Zbulohet çifti më i afërt i "vrimave të zeza" me

Astronomët kanë njoftuar se kanë zbuluar çiftin më të afërt të  vrimave të zeza  me Tokën, rreth 89 milionë vite dritë larg.

Të dy objektet kanë gjithashtu  distancën më të vogël midis tyre (1.600 vite dritë) nga çdo çift tjetër vrimash të zeza, që janë zbuluar në të kaluarën.

Shkencëtarët besojnë se dy vrimat e zeza të zbuluara, mund të bashkohen në të ardhmen me një vrimë të zezë gjigante.

Studiuesit, të udhëhequr nga Karina Ëogel nga Universiteti i Strasburgut, e bënë zbulimin me Teleskopin (VLT) të Observatorit Jugor Evropian (ESO) në Kili dhe e publikuan atë në revistën Astronomy & Astrophysics.

 Vrima e zezë  e madhe, e vendosur në të djathtë të qendrës së galaktikës NGC 7727 në yjësinë e Ujorit, ka një masë rreth 154 milionë herë më të madhe se Dielli ynë , ndërsa  e vogla, në të njëjtën galaktikë , ka 6.3 milionë masa diellore.

Kërkimi për vrimat e zeza të mëdha dhe çiftet e tyre pritet të jetë një hap i madh përpara, kur Teleskopi Ultra-Large ESO (ELT) në ndërtim në shkretëtirën e Kilit Atacama të bëhet funksional më vonë këtë dekadë.

EMISIONET