ZBULIMI/ Rinovohen qelizat e lëkurës së gruas 53 vjeçare, duket si 23 vjeçare

ZBULIMI/ Rinovohen qelizat e lëkurës së gruas 53 vjeçare,

Studiuesit kanë rinovuar qelizat e lëkurës së një gruaje 53-vjeçare, kështu që ato janë ekuivalente me ato të një 23-vjeçareje.

Shkencëtarët në Kembrixh besojnë se ata mund të bëjnë të njëjtën gjë me indet e tjera në trup.

Qëllimi përfundimtar është të zhvillohen trajtime për sëmundjet e lidhura me moshën si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet neurologjike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Teknologjia është ndërtuar mbi teknikat e përdorura për të krijuar delen e klonuar Dolly më shumë se 25 vjet më parë.

Kreu i ekipit, Prof Wolf Reik, i Institutit Babraham në Kembrixh, tha për BBC News se ai shpresonte që teknika të mund të përdoret përfundimisht për t'i mbajtur njerëzit më të shëndetshëm për më gjatë ndërsa rriten.

"Ne kemi ëndërruar për këtë lloj gjëje. Shumë sëmundje të zakonshme përkeqësohen me kalimin e moshës dhe të mendosh për të ndihmuar njerëzit në këtë mënyrë është super emocionuese," tha ai.

Megjithatë studimi i publikuar në revistën eLife, është në një fazë shumë të hershme. Profesori thotë se disa çështje shkencore për t'u kapërcyer përpara se ky zbulim të zhvendoset nga laboratori i tij në klinikë. Por ai tha se demonstrimi për herë të parë se rinovimi i qelizave është i mundur ishte një hap thelbësor përpara.

EMISIONET