“Zbërthehet” mumja e faraonit, shkencëtarët egjiptianë “hapin” në mënyrë dixhitale Amenhotep I

“Zbërthehet” mumja e faraonit, shkencëtarët

Mbetjet e mumifikuara të faraonit egjiptian Amenhotep janë 'zbërthyer’ në mënyrë dixhitale nga shkencëtarët. Amenhotep I, sundimtari i dytë i Dinastisë së 18-të të Egjiptit mendohet të ketë vdekur rreth viteve 1506–1504 para erës sonë.

Shkencëtarët egjiptianë “zbërthejnë” në mënyrë dixhitale mbetjet e mumifikuara të faraonit Amenhotep I, duke zbuluar detaje magjepsëse rreth jetës dhe vdekjes së mbretit egjiptian për herë të parë që nga zbulimi i mumjes në 1881.

E zbukuruar me kurora lulesh dhe një maskë magjepsëse për fytyrën prej druri, mumja ishte aq e brishtë sa arkeologët nuk kishin guxuar kurrë të ekspozonin mbetjet, duke e bërë atë të vetmen mumje mbretërore egjiptiane të gjetur në shekujt 19 dhe 20 të pa hapur ende për studim.

Ekspertët e udhëhequr nga Universiteti i Kajros, ishin në gjendje të përdornin tomografinë e kompjuterizuar (CT) për të krijuar rikonstruksione 3D të faraonit poshtë fashave. Ata zbuluan se faraoni ishte 35 vjeç si dhe dhe 169 centimetra i gjatë kur vdiq rreth tre mijë vjet më parë.

"Duke zbërthyer në mënyrë dixhitale mumjen dhe 'hequr' shtresat e saj virtuale, maskën e fytyrës dhe fashat ne mund ta studiojmë këtë faraon të ruajtur në mënyrë unike " tha Dr. Sahar Saleem. profesor i radiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Kajros.

Studimi nuk zbuloi ndonjë plagë apo shpërfytyrim që do të shpjegonte shkakun e vdekjes së tij.

Amenhotep i sundoi Egjiptin për rreth 21 vjet, midis 1525 dhe 1504 para Krishtit.

Ai ishte mbreti i dytë i dinastisë së 18-të dhe pati një mbretërim kryesisht paqësor gjatë së cilës ai ndërtoi shumë tempuj.

 

EMISIONET