Windows po ndërpret funksionimin e aplikacionit WordPad që është përdorur për 30 vjet

Windows po ndërpret funksionimin e aplikacionit WordPad që

Microsoft ka vendosur të ndërpresë funksionimin e aplikacionit që ka qenë pjesë e paketës bazë që nga viti 1995.

Bëhet fjalë për WordPad, i cili jo vetëm që do të hiqet nga versionet e reja të Windows 11, por as nuk do të mund të instalohet.

“Duke filluar me këtë version, aplikacionet WordPad dhe People nuk do të instalohen më. Në një version të ardhshëm, WordPad do të hiqet gjatë një përditësimi. WordPad nuk mund të riinstalohet, është një veçori e vjetëruar e Windows”, tha kompania amerikan në një blog kushtuar versionit Windows 11 Insider Preview Build 26020.

Lajmi i mirë për fansat e WordPad është se aplikacioni nuk është hequr ende nga versioni stabil i Windows 11, pasi ndryshimet e reja u zbatuan fillimisht në versionet beta.

WordPad ishte pasardhësi i Microsoft Write dhe fillimisht u pozicionua në dy aspekte kryesore: një redaktues teksti me disa funksione Word dhe një version më të avancuar të Notepad. Megjithëse WordPad do të ndërpritet në Windows 11, Notepad duket të jetë i sigurt për momentin.

Kompania me seli në Redmond duket se e ka planifikuar këtë lëvizje prej kohësh, pasi WordPad është klasifikuar si “i vjetëruar” që nga shtatori 2023. Ata tani rekomandojnë përdorimin e alternativave të tjera për WordPad, të tilla si Word dhe Notepad. 

EMISIONET