Venusi "takohet" me Jupiterin

Venusi "takohet" me Jupiterin

Trajektoret e Venusit dhe Jupiterit kanë kaluar shpesh pranë njëra tjetrës, por të shtunën, 30 prill, ato do të afrohen më shumë se kurrë. Afrimi i tyre ka ndodhur përgjatë gjithë javës, për ta finalizuar me një kontakt ndaj njëri-tjetrit gjatë natës, e cila pritet të dhurojë edhe pamje spektakolare.

Orbita aktuale e dy planetëve është rreth 430 milionë milje larg, por shtrirja e tyre e dukshme e parë nga Toka jep iluzionin se ata janë duke u përplasur.
Profesoresha Lucie Green, shefe e yjeve në Shoqatën për Astronominë Popullore britanike, thotë se ky moment do mund të shikohet thjesht me sy të lirë, me anë të dylbive, ose për një pamje më të qartë me anë të teleskopit.

“Është shumë emocionuese për astronomët dhe është një mundësi vërtet e shkëlqyer që njerëzit të dalin dhe të shikojnë," u shpreh ajo.

"Planetet do të ndryshojnë shkëlqimin e tyre. Venusi është më i shndritshëm se Jupiteri, kështu që do të duket verbues i ndritshëm kur ta shihni. Jupiteri do të jetë pak më i zbehtë, me rreth një të gjashtën e shkëlqimit të Venusit," shpjegoi më tej Prof Green.

Pas së shtunës, të dy planetët do të largohen gradualisht. Koha më e mirë në Mbretërinë e Bashkuar për të parë çastin e takimit të tyre do të jetë ora 5, pak para lindjes së diellit.

Një pamje e ngjashme më atë të mbrëmjes së të shtunës deri në agimin e së dielës, mund të ndodhë pas të paktën 17 vitesh. I njëjti spektakël nuk do të ndodhë më kështu deri në vitin 2039.

EMISIONET