Varësia nga teknologjia/ Prishet komjuteri, bllokohen fluturimet në hapësirën ajrore të Zvicrës

Varësia nga teknologjia/ Prishet komjuteri, bllokohen fluturimet në

Një defekt teknik në një prej kompjuterave të qendrës së kontrollit ajëror në Zvicër ka sjellë që vendi të bllokojë të gjithë hapësirën e vet ajërore duke mos lejuar asnjë avion që të ulet apo që të ngrihet në fluturim.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Fluturimet brenda dhe jashtë Zvicrës janë pezulluar dhe hapësira ajrore zvicerane është mbyllur për shkak të një problemi kompjuterik në shërbimin e kontrollit të trafikut ajror, njoftuan autoritetet zvicerane.

Gjeneva dhe Cyrihu ndaluan fluturimet ajërore, megjithëse aeroporti i Gjenevës njoftoi se trafiku ajror po rifillonte gradualisht. Për arsye sigurie, duke qenë se kulla e kontrollit është e rëndësisë primare për një fluturim të sigurtë, autoritetet thanë se hapësira ajërore u mbyll teksa disa fluturime u devijuan për në Milano të Italisë.

Zëdhënësi i Skyguide tha se problemi me shumë gjasë ishte një defekt harduerësh dhe se nuk besonin se sistemi i tyre ishte hakuar.

Grupe të ndryshme hakerash kanë arritur që të infiltrohen deri në institucione të sigurisë së lartë të vendeve të ndryshme, teksa frika shtohet se mund të arrijnë të futen edhe në komandat e kontrollit ajëror.

Autoritetet zvicerane ndërkaq kanë njoftuar se po punohet për zgjidhjen e problemit dhe fluturimet do t’i kthehen normalitetit në orët në vijim.

EMISIONET