Shtëpia e Bardhë po "monitoron nga afër" Twitter-in e Musk për dezinformata

Shtëpia e Bardhë po "monitoron nga afër" Twitter-in e

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se po monitoron platformën e mediave sociale Twitter me CEO të ri Elon Musk për dezinformata të mundshme.

"Kjo është diçka që ne po e shikojmë me siguri," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre kur u pyet për evoluimin e Twitter si një mjet dezinformimi.

Jean-Pierre tha se platformat e mediave sociale kanë një përgjegjësi "të sigurohen kur bëhet fjalë për keqinformimin, kur bëhet fjalë për urrejtjen që shohim, se ... ato marrin masa dhe se vazhdojnë të ndërmarrin veprime".

Musk, i cili ka rikthyer një numër llogarish të çaktivizuara më parë në Twitter, tha fundjavën e kaluar se numri i përdoruesve të rinj që u regjistruan "ishte në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave". 

Megjithatë, ka pasur një eksod masiv të reklamuesve për shqetësimet rreth verifikimit të të dhënave dhe gjuhës së urrejtjes që Musk ia atribuon grupeve aktiviste që lobojnë kompanitë që reklamojnë në Twitter.

"Kompanitë e mediave sociale kanë përgjegjësinë për të parandaluar përdorimin e platformave të tyre nga përdoruesit që kërkojnë të nxisin dhunën, veçanërisht dhunën që synon komunitete të veçanta,' tha Jean-Pierre.

EMISIONET